This website uses browser storage to make it easier to use. Please check the box if you consent to this and enable accessibility option. You can find more detail here

SYP- VRASJA E FATJON ORUCIT

Policia e South Yorkshire është duke hetuar Vrasjen e Fatjon Orucit që ndodhi në orët e para të së shtunës me 1 Janar, 2022 në zonën Clifton të Rotherham.


Detajet e Incidentit

Policia e South Yorkshire po kryen një investigim vrasje në lidhje me vdekjen e Fatjon ORUCI, 22 vjeç.

Gjatë orëve të para të ditës së Vitit të Ri, të shtunën e datës 1 Janar 2022, shërbimet e urgjencës u thirrën për një trazirë të madhe që ndodhi në zonën e Badsley Moor Lane dhe Badsley Street, Clifton, Rotherham.

Pak më vonë një telefonatë e mëtejshme tek shërbimet e urgjencës bënte fjalë për një mashkull që u gjet i pajetë në Doncaster Road, East Dene, Rotherham. Ky mashkull në fakt ishte Fatjon Oruci i cili u shpall i vdekur në këtë vend.

Oficerët janë të interesuar të flasin me këdo që mund të ketë parë ose dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë midis orëve 23:00 të së premtes 31 dhjetor 2021 dhe 02:00 të së Shtunës 1 Janar 2022 në zonën e ndonjërit prej vendeve: Badsley Moor Lane, Rotherham ose Doncaster Road, Rotherham.

Contact Information

Nëse preferoni të flisni me dikë, ju lutemi kontaktoni dhomën e Incidenteve të Njësisë së Krimit të Rëndë në 01709 443523 (Nuk ka staf 24 orë) ose ju lutemi telefononi 101 duke cituar numrin e incidentit 35 të datës 01/01/22. Ju gjithashtu mund të jepni informacion në mënyrë anonime tek Crimestoppers duke telefonuar 0800 555 111 ose përmes formularit të tyre anonim në internet në www.crimestoppers.uk.org