This website uses browser storage to make it easier to use. Please check the box if you consent to this and enable accessibility option. You can find more detail here

SYP - Kërkohen vëllezërit në lidhje me Vrasjen

NË KËRKIM: Kërkohen vëllezërit në lidhje me Vrasjen e Sheffield-it


Detajet e incidentit

Detektivët që hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield në Maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmën tuaj për të gjetur dy vëllezër të cilët janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.

Eljaso Çela, 28 vjeç dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Mateo Çela, janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet për vrasjen po vazhdojnë.

Armendi pësoi plagë fatale me thikë në Sheffield të Enjten, më 13 Maj 2021, pasi policia mori raportime për burra që zihenin në rrugën Earl Marshal Road në zonën e Burngreave.

Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë.

Kryeinspektori i Detektivit Simon Palmer, oficeri i lartë hetues për këtë hetim për vrasje, tha: “Tre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Armend Xhikës dhe proçedimet ligjore janë në vazhdim.

“Ne tani jemi shumë të interesuar që të dëgjojmë nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e vëllezërve Çela.

"Eljaso besohet të përdorë gjithashtu pseudonimin Illiazy dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një pseudonim. Imazhet që po ndajmë me ju sot janë më të fundit që kemi në dispozicion dhe besohet se janë marrë rreth vitit 2021.

"Që të dy vëllezërit kanë qenë njohur të frekuentojnë zonat e Sheffield-it dhe Rotherham-it, por ne e kuptojmë se ata lëvizin shumë kalimthi dhe mund të kenë udhëtuar diku tjetër në Mbretërinë e Bashkuar."

Nëse shihni çilindo nga vëllezërit Çela, ju lutemi telefononi menjëherë 999. Nëse keni informacion se ku mund të jenë Eljaso ose Mateo, ose ku kanë qenë, ju mund ta raportoni këtë tek ne duke telefonuar 101 dhe duke cituar numrin e incidentit 857 të datës 13 Maj 2021.

Përndryshe, ju mund t'i jepni informacion në mënyrë anonime organizatës së pavarur bamirëse Crimestoppers nëpërmjet faqes së tyre të internetit - www.crimestoppers-uk.org - ose duke telefonuar Qendrën e tyre të Kontaktit në Mbretërinë e Bashkuar në 0800 555 111.

Contact Information

Nëse shihni një nga vëllezërit Çela, ju lutemi të telefononi menjëherë 999. Nëse keni informacion se ku mund të jenë Eljaso ose Mateo, ose ku kanë qenë, ju mund ta raportoni këtë nëpërmjet bisedës së drejtpërdrejtë (live chat), portalit në internet ose duke telefonuar në numrin 101 duke cituar numrin e incidentit 857 të datës 13 Maj 2021. 

Biseda e drejtpërdrejtë (live chat) dhe portali online mund të gjendet në www.southyorks.police.uk/contact-us/report-something/

 

Përndryshe, ju mund t’i jepni informacion në mënyrë anonime organizatës së pavarur bamirëse Crimestoppers nëpërmjet faqes së tyre të internetit - www.crimestoppers-uk.org - ose duke telefonuar Qendrën e tyre të Kontaktit në MB në 0800 555 111.